"Më dënuan me 1 vit burg", Mihrije Braha rrëfen historinë e padëgjuar (FOTO LAJM)

Këngëtarja Mihrije Braha ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në rubrikën "5 datat" në Prive. Ajo rrëfeu një histori të padëgjuar më parë nga jeta e saj.

Mihrije tregoi se shumë vite më parë artistët e kishin të pamundur të udhëtonin nga një vend në tjetrin për të dhënë koncerte. Për këtë arsye ajo dhe i shoqi ishin dënuar me një vit burg, në vitin 1995, gjatë një udhëtimi për në Maqedoni.

“Nisemi me Naimin të shkojmë në Maqedoni dhe na ndalin policia, thonë pse keni qenë në Shqipëri. Na i morën pasaportat, na kthejnë, na dënojnë një vit burg, ndërsa me kusht dy vite dhe me dinarë”, u shpreh Mihrije.

Këngëtarja rrëfeu se zgjodhën të jepnin lekë, që të mos bënin 1 vit burg.

Shtuar më 28/11/2020, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori