Me bikini në mes të natyrës, fotot e modeles së famshme po bëjnë namin (FOTO LAJM)

Fotot e fundit të modeles Bella Hadid kanë ndezur rrjetin dhe kanë bërë që fansat të lënë komente nga më të ndryshmet.

Bella ka publikuar disa foto e veshur me rroba banje ngjyrë kafe poshtë pemëve në fermën ku ndodhet prej kohësh në Pensilvani me familjen e saj.

“Dita 92”, ka shkruar Bella duke treguar se ndodhet prej kohësh atje. Gjatë qëndrimit në fermë Hadid ka ndarë momente të ndryshme, duke trguar dhe se e ka shijuar maksimalisht qëndrimin me më të dashurit e saj.

Fansat e kanë komplimentuar në komente për format perfekte fizike, ndërsa shumë prej tyre kanë treguar dhe kuriozitet për shtatzëninë e motrës, Gigi Hadid.
Shtuar më 14/07/2020, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori