Me apo pa diplomë, zbuloni profesionet e deputetëve shqiptarë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Nëse kuvendi shqiptar i vitit 1991 do të mbahet mend për prurjen më të lartë të akademikëve, parlamenti i sotëm do të njihet si kuvendi i biznesmenëve, pasi sipas një raporti të Institutit të Studimeve Politike, deputetët nga kjo fushë përbëjnë 26% të të zgjedhurve.

Duke shkuar më tej, në formimin arsimor të deputëteve, ky raport vë në dukje se parlamenti dominohet nga juristët dhe ekonomistët, ndërsa vendin e tretë e mbajnë mjekët.

Referuar të dhënave të deklaruara nga vetë deputetët, parlamenti i ri ka tre studentë në nivelin e parë dhe një në nivelin e dytë të studimeve, si dhe një deputet që ka deklaruar se nuk ka arsim të lartë.

Por ajo çfarë vërehet në arsimimin e deputetëve, lidhet me faktin që nga 36 deputetë juristë 12 e kanë fakultet të dytë kryesisht part-time, vetëm 3 deputetë janë diplomuar në juridik përpara vitit 1990, 15 deputetë kanë përfunduar studimet juridike në universitete private përfshirë në tre universitete të mbyllura tashmë, dhe vetëm 10 nga 36 deputetë kanë përfunduar studimet e rregullta në Universitetin e Tiranës.

“Në parlament gjenden edhe tre deputetë që kanë pasur aksione pronësie në universitete të tilla të mbyllura, dhe ironikisht dy prej tyre janë zgjedhur nga e njëjta forcë politike që mbylljen e këtyre universiteteve e konsideron sukses”, thuhet në raport.

Aktualisht parlamenti shqiptar ka 10 deputetë që m,bajnë titullin “Profesor Doktor”, 6 deputetë që mbajnë tiotullin profesor i asociuar dhe 17 deputetë që mbajnë titullin doktor shkencash, çka do të thotë se nga 140 deputetë të kuvendit, 33 prej tyre mbajnë grada shkencore, ndërsa 4 të tjerë vijojnë studimet doktorale.

Nga ana tjetër, rezultojnë 32 deputetë që kanë kryer studime jashtë vendit, por vetëm për 5 prej tyre janë njohur nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë./opinion.al/
Shtuar më 23/01/2019, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori