Mbyllet pas skandalit restoranti i Kokëdhimës? Vendimi i fundit pas tmerrit me turistët spanjollë (FOTO LAJM)

Pas skandalit të rrahjes së turistëve spanjollë dhe skenave të frikshme të dhëna nga pronari Mihal Kokëdhima, restorant "Panorma" në Porto Palermo nuk ka patur rrugë tjetër vetëm së të kufizojë aktivitetin.

Restoranti, i cili ofron edhe dhoma me qira ka ndërprerë marrjen e prenotimeve përmes Booking duke thënë se për momentin janë jashtë shërbimit.

Duket se sjellja aspak e denjë e pronarit, por i kushton shumë këtij biznesi, ndaj të cilit vizitorë të ndryshëm tashmë kanë vërshuar duke e mbytur me komente negative në TripAdvisor dhe Booking, platforma që përdoren shumë nga të huajt për të rezervuar një dhomë apo për të parë eksperiencën e të tjerëve para se të marrin shërbime nga hotele apo restorante.

Mihal Kokëdhima sulmoi një furgon me turistë spanjoll dy ditë më parë duke dhënë skena të frikshme siç shihen edhe në video, gjë e cila rrezikoi jetën e vizitorëvë si edhe të tijën. /albeu.com/

Shtuar më 17/08/2019, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori