Mbretëresha Elizabeth ll thyen rekordin, shënon plot 65 vite në fron (FOTO LAJM)

Elizabeth II është bërë njeriu i parë që mban postin e mbretit të Britanisë së Madhe që numëron plot 65 vite në fron.

Në nder të kësaj dite të quajtur "Jubileu i Safirit", Buckingham Palace ka publikuar një fotografi të mbretëreshës.

Në foto Elizabeth ka një bizhuteri me gur safiri të cilën e ka trashëgimi nga babai i saj King George VI si dhuratë dasme në vitin 1947.

Fotografia është realizuar nga David Bailey në vitin 2014. Ndërsa ka fotografuar mbretëreshën Bailey është shprehur: "Ajo ka sy shumë të bukur. Gjithmonë më kanë pëlqyer gratë e forta dhe ajo është e tillë".
Shtuar më 06/02/2017, ora 14:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori