ZYRTARE/ Napoli transferon yllin e La Liga-s

Napoli ka firmosur zyrtarisht me mesfushorin sllovak, Stanislav Lobotka. 20 milionë euro i ka kushtuar skuadrës së Gatussos blerja e yllit të La Ligas.

Lobotka nënshkroi një kontratë deri në qershor 2024 me vlerë 1.8 milionë €uro në sezon.

Ka qenë ish-ylli napolitan, Marek Hamshik, ai që ia kishte propozuar skuadrës këtë blerje pasi që i njeh mirë cilësitë e tij nga paraqitjet që kishin te Sllovakia.

Napoli ditë më parë ka zyrtarizuar blerjen e Diego Demmes nga Leipzigu për 12 milionë euro.


Shtuar 15.01.2020 14:44