Mbikalimet më të veçanta në botë (FOTO LAJM)

Gjatë historisë së tij njerëzit ka ndërtuar ura dhe mbikalime, të cilat janë bërë që njerëzit dhe mallrat të kalojnë me lehtësi. Në shumicën e rasteve, këto ndërtime e pengojnë qarkullimin normal të kafshëve.

Për këtë arsye, është parë nevoja që të ndërtohen disa mbikalime, nëpër të cilat do të kalonin gjallesat nga njëri vend në tjetrin dhe atë me shumë lehtësi.

Prej tunelit që në pjesën e sipërme është e mbuluar me barë, që ndodhet në Montana të Shteteve të Bashkuara, deri te "Ura e Gaforreve" që ndodhet në Australi, këto janë disa nga rastet kur njerëzit kanë menduar në favor të kafshëve, për të parandaluar zhdukjen e tyre.

Pyllëzimi i një mbikalimi në Neë Yersy dhe në Birgenau të Gjermanisë, janë në mesin e rasteve kur jeta e botës së egër është vënë në plan të parë, e më pas rruga për lëvizjen e njerëzve. /albeu.com/


Shtuar më 09/06/2016, ora 13:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori