Mbi 3 300 të vdekur nga tërmeti në Nepal (FOTO LAJM)

Si pasojë e tërmetit më të fortë që ka goditur Nepalin në 80 vitet e fundit, numri i viktimave i kalon 3 300 persona. Ndërkaq, mijëra persona e kanë kaluar natën jashtë, ndërsa ende vijojnë me të njëjtën intesitet përpjekjet për nxjerrjen e trupave nga gërmadhat.

Bilanci i viktimave si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Nepalin ditën e shtunë ka shkuar në 3 326 persona. Sipas Qendrës Kombëtare të Emergjencave, më shumë se 6 500 të tjerë janë plagosur.

Mijëra persona kanë kaluar jashtë banesave natën e dytë radhazi pas tërmetit me magnitudë 7.8, që shkaktoi edhe orteqe vdekjeprurëse në malin Everest. /albeu.com/

Shtuar më 27/04/2015, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori