Mbesa e Nishanit shfaqet shpërthyese në fotot e fundit (FOTO LAJM)

Beniada Nishani (Jakic) së fundmi ka publikuar disa foto që vënë në pah format e saja mbresëlënëse fizike.

Në njërën fotografi që është bardhezi, bukuroshja shfaqet me të brendshme.

Në imazhin tjetër, ajo ka vënë në plan të parë linjat e saja trupore duke pozuar me bikini të zeza në plazh.

25-vjeçarja po korr sukses në fushën e modës më Itali, ku krahas karrierës si modele, bën edhe punën e prezantueses atje. Për më shumë, është një vajzë shqiptare që komenton edhe futbollin në Itali.

Ajo ka lindur në Durrës (1991), ndërsa në Itali njihet jo vetëm si fotomodele, por edhe si personazh televiziv në programin ‘Le Iene’ të Mediaset.

Beniada ka treguar se shumë persona janë kuriozë për origjinën e saj duke u nisur nga mbiemri Nishani. Ajo është mbesa e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili është kushëriri i babait të bukuroshes.

Mirëpo, karrierën në Itali, përveç mbiemrit Nishani, ka vendosur të prezantohet me emrin artistik, Beniada Jakic (mbiemri i nënës së saj). /Albeu.com/
Shtuar më 09/04/2017, ora 20:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori