Feston ditëlindjen e parë pa babain, vajza e Bujar Nishanit rrëqeth me dedikimin: Gjithmonë do të pres një urim nga ty (FOTO LAJM)

Vajza e ish-presidentit Bujar Nishani feston ditëlindjen e parë pa babain e saj, e kjo e ka barë mjaft nostalgjike.

Fiona feston ditën e veçantë pa të atin, pasi ish-Presidenti ndërroi jetë në 28 maj, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike.

Lidhjen e fortë me babanë e ndjerë, Fiona e ka vënë gjithmonë në pah. Edhe sot në rrjetet sociale ajo ka postuar një foto nga fëmijëria në krahët e babait, që e shoqëron me mbishkrimin: “Gjithmonë do e pres një urim nga ty”.

Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.

Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm, duke i shkaktuar vdekjen në moshë të re./albeu.com