Mbajti zi për Adelën, Bjordi rikthehet në rrjete sociale (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kanë kaluar tashmë disa muaj nga vdekja e Adelajda Xhamanit dhe duket se njerëzit janë përpirë nga rutina.

Ama ajo akoma mbetet aty, brengë në zemrën e tyre që akoma e duan.

Ndër këta është dhe ish-i dashuri i saj Bjordi Mezini, regjisori dhe ish-banori i Big Brother.

Bjordi prej disa muajsh nuk ka qenë aktin në rrjetet sociale dhe postimi i vetëm që ka bërë që nga vdekja e Adelës ka qenë një video në fund të nëntorit.

Por pikërisht sot ai nëpërmjet një fotoje në Instastory paralajmëron rikthimin e grupit "West Side Family" në skenë, e që për fansat e këtij grupi do të jetë një lajm i madh. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori