Chelsea ofron 75 milionë euro për mbrojtësin francez, Leicester kërkon më shumë

Chelsea është hedhur direkt në sulm për të fituar shërbimet e Wesley Fofana të Leicester.

Sipas “L’Equipe”, klubi anglez ka nxjerrë përpara tavolinës së “dhelprave” 75 milionë euro për të sjellë mbrojtësin francez në Londër, një ofertë që e cila është refuzuar menjëherë nga Leicester.

Kërkesa e “dhelprave” është edhe më e madhe se ajo shifër për mbrojtësin 22-vjeçar, të cilët ata kërkojnë jo më pak se 80-85 milionë euro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.08.2022 11:44