“Mos u joshni nga korrupsioni”, Çuçi mesazh punonjësve të rinj të policisë: Mos u thyeni nga krimi dhe politika

Në ceremoninë e diplomimit të 246 punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit dhe fillimit të kursit për 225 djem e vajza të tjerë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u është drejtuar atyre me një mesazh duke u thënë të mos joshen nga korrupsioni dhe të mos thyhen nga krimi dhe politika.

“Dua t’iu jap ca porosi këshilla, jo vetëm si ministër që mendoj që duhet ti keni parasysh gjatë rrugëtimit, mos u joshni nga korrupsioni dhe nga krimi se jo vetëm që do përballeni me forcën e ligjit dhe ndëshkimin e ligjit, por edhe si korrupsioni dhe krimi do iu zhveshin nga dinjitet. Kur ta kuptoni këtë gjë do jetë shumë vonë për ta korrigjuar gabimin. Mos u thyeni nga krimi, jeni të guximshëm, jo vetëm nga krimi por edhe nga politika që për fat të keq ende dhe ajo politikë e mbrapshtë vazhdon atë rrugën e përbaltjes që e ka ringjallur dhe po e ringjallin fantazmat e politikës së vjetër”, tha Çuçi.


Shtuar 25.10.2022 09:47