E FUNDIT/ 11 të arrestuar, policia shkatërron grupin e Bajrajve në Shkodër
Mbahej sekret, kjo është super raketa amerikane që goditi Asadin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ushtria ruse u zotua se do të shkatërronte çdo raketë që nisej nga aleatët në drejtim të bazave të regjimit të Asadit, por nuk lëvizi as gishtin e vogël të dorës kur ato u nisen nga avionët dhe anijet amerikane, franceze dhe britanike.

Sëfundmi është zbuluar edhe një detaj i rendësishëm në lidhje me armët e përdorura nga amerikanët.

Bëhet fjalë për "AGM-158 JASSM", një raketë që mund të lëshohet prej një largësie prej rreth 800 kilometrash largësi me një saktësi të madhe.

Testet kanë treguar se raketa në fjalë "gabon" në shënjestër jo më shumë se tre metra, shkruan Albeu.com.

Ajo është raketë që nuk kapet nga radarët, përmban më shumë se 450 kilogram eksploziv dhe u lëshua nga avionet "B1 Lancer".

Raketa nuk mund të kapet as nga sistemet e mbrojtjes anti-raketore ruse S-400, të cilat janë gjithashtu edhe në përdorim nga regjimi i Asadit. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori