Ylli i Liverpoolit pëson dëmtim horror gjatë ndeshjes me Leeds United (VIDEO)

Teksa Liverpool po kryesonte ndeshjen 0-2 ndaj Leeds Unied, në kuadër në javës së katërt të Premier League, talenti i mesfushës, Elliot ka pësuar një dëmtim të frikshëm.

Mesfushori kishte marrë krahun e djathtë me shpejtësi, por vrulli i pritet nga Struijk i cili i ndërhyn ashpër duke i thyer këmbën yllit të dhe “The Reds” i cili del nga fusha me barrela.

Salah ishte lojtari i parë që pa këmbën e shokut të skuadrës dhe i alarmuar bërtiste që arbitri të ndalonte ndeshjen.

Më pas të gjithë e panë dhe u shokuan, pamjet ishin te tmerrshme. Lojtari i Leeds doli nga fusha pasi u ndëshkuar me karton të kuq.


Shtuar 12.09.2021 19:24