Ikën nga Interi? Icardi reagon ndaj lajmit të gazetës italiane (FOTO LAJM)

Mauro Icardi ka qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes pas zërave që e lidhin atë me një largim të mundshëm nga Interi.

Një ditë më parë klubi zikaltër e kishte gjobitur për shkak të kthimit me vonesë nga Argjentina, ku bashkëshortja e tij Vanda, “thumbonte” drejtuesat e ekipit me një postim në rrjetin social “Instagram”.

Tashmë sulmuesi argjentinas e ka me gazetën e mirënjohur, “Gazzetta dello Sport”. Ai ka kritikuar ashpër publikimet e bëra nga redaksia italiane, pas lajmit se ai do të negociojë rinovimin e tij me një përfaqësues tjetër, pasi drejtuesat e Interit nuk e pëlqejnë Wandan.

“Nga vijnë këto fjalë? A është e mundur që një gazetë si “Gazzetta dello Sport” të shkruajë budallallëqe të tilla?”, ka qenë mesazhi i parë në rrjetin social “Twitter”.

Pak minuta më vonë ai ka bërë një tjetër postim ku shkruhej: “Dua të saktësoj se jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me punën që kemi bërë bashkë deri tani. Për këtë arsye, Wanda Icardi do të jetë menaxherja ime deri në fundin e karrierës”. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori