Mashtroi me apartamentet, kush është biznesmeni i fuqishëm që u arrestua sot (FOTO LAJM)
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë me burg për biznesmenin Dritan
Llanaj me akuzën e "Ndërtim i paligjshëm, falsifikim dhe mashtrim".
Sa i përket mashtrimit, Krimi Ekonomik ka konstatuar se
biznesmeni në fjalë ka mashtruar persona të ndryshëm duke iu premtuar hapësira të ndërtuara, të cilat më pas nuk ia ka vënë në dispozicion pavarësisht pagesave të kryera.
Nga një vëzhgim në QKR,
rezulton se
Llanaj është
pronar i kompanisë "Mesaplik 05", e cila ushtron aktivitet kryesisht në sektorin e ndërtimit, atë të eksportit dhe importit të mallrave si edhe në hoteleri.
Ai ka ndërtuar një kompleks pallatesh në zonën e Unazës së Re në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2018,
ora 15:09