Mashtrohet nga i dashuri, në Google zbulon se nuk është futbollist (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një modele e njohur po vuan pasojat e një 'dashurie', pasi ajo ishte lidhur me një person i cili shtirej sikur ishte një futbollist i njohur.

Teksa ka bërë një kërkim në Google për këtë person, ajo ka zbuluar si qëndronte e vërteta. 24 vjeçarja e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë, ka thënë se ajo është lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk e ndihmon.

Josie Cunningham ka treguar se është ndjerë keq pasi ka zbuluar se është gënjyer nga i dashuri i saj, duke menduar se ai ishte Curtis Davies, futbollisti i Hull City. "Njerëzit mendojnë se unë po gënjej. Por unë i'u kam dhënë prova duke u treguar fotografinë dhe se sa ngjajnë këta dy persona", ka thënë ajo.

Lidhur me kete ngjarje, një reagim ka patur edhe nga futbollisti. Ky i fundit ka reaguar në Twitter duke thënë se i vjen keq për modelen, por jeta e tij shkon normalisht dhe se kjo nuk ka ndikim në jetën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori