Maserati në kërkim të tregut kinez (FOTO-LAJM)

Është koha që Maserati të tregojë veten edhe në tregun kinez të automjeteve. Kompania italiane ka prezantuar në panarin e makinave në Pekin modelin e saj të ri Maserati Alfieri.

Mësohet se në tre muajt e parë të këtij viti në Kinë, kjo kompani ka shitur 2.200 automjete, rreth 27% të shifrës totale. Ndërkohë që gjatë vitit 2013, Maserati ka shitur 3.800 makina në Kinë gjatë këtij viti pritshmëritë janë që kjo kompani të shesë 8.500 njesi. Më e shitura në këtë vend ka qenë Quattroporte ndërsa rreth 40 per qind e bleresve të makinave janë femra. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2014, ora 16:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori