Mbajti hapur lokalin pas orarit të përcaktuar në Shëngjin, gjobë 1 milion lekë për herë të dytë administratorit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Shengjin, Lezhë, 1 subjekt që po vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht administratorin e subjektit shtetasin A.D.,banues në Lezhë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim i urdhrit të punonjësit të Policisë “.

Gjithashtu, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorin e subjektit, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ,  për zhvillimin e aktiviteteve, në mënyrë të përsëritur pasi është konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative dhe me datë 31.07.2021.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit./albeu.com


Shtuar 15.08.2021 14:24

Tags: , ,