Maserati prezanton modelin e ri
Ghibli, i cili pritet të tërheqë blerësit të cilët deri më tani kanë qenë të orientuar ndaj modeleve gjermane si Volkswagen, Audi dhe BMW.
Dizajni i ri potencon agresivitetin, ndërsa detajet e shumta theksojnë pamjen retro. Në maskën e ftohësit janë të pranishëm disa elemente të stilit nga
modeli A6 GCS, i prodhuar para 6 dekadave, derisa logoja klasike Saetta
Maserati në shtyllën C, është më moderne. Sikurse
modeli Quattroporte, edhe shasia e
Ghibli-t është punuar përreth qelisë tejet të sigurt dhe me peshë minimale. Pjesa e përparme e veturës, është punuar nga alumini, i forcuar me shufra të kryqëzuara, ndërsa pjesa e pasme është nga çeliku i kalitur.
Maserati Ghibli i ri për herë të parë do t’u ofrohet blerësve me motorë me naftë.
Motori 3.0 litërsh V6 i zhvilluar në bashkëpunim me Fiat Powertrain dhe VM
Motori, do të jetë në dispozicion në dy versione.
Motori më i fuqishëm me naftë ka 275 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej. Kjo forcë mjafton që përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, ta arrij për 6.3 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 260 km/h.
Motori diçka më i dobët me vëllim të njëjtë, jep 250 kuaj fuqi dhe do të shitet vetëm në tregun italian. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2013,
ora 12:09