Blinken pas takimit me Ramën: Kënaqësi të prisja kryeministrin shqiptar

Ditën e djeshme, në SHBA, kryeministri Edi Rama është takuar me sekretarin e Shtetit Antony Blinken. Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, përmes një postimi në Facebook, ka zbardhur mesazhin e Blinken, i cili thotë se për të ka qenë kënaqësi takimi me kryeministrin shqiptar dhe të festonin 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Ishte kënaqësi të prisja Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe të festonim 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Ne mirëpresim 100 vitet e ardhshme”, tha Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken.

Ambasada e SHBA shkruan gjithashtu se, Blinken dhe Rama biseduan gjithashtu edhe mbi bashkëpunimin e fortë dhe të vazhdueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale./albeu.com


Shtuar 16.02.2022 09:08