Masakra në Florida/ Ja banesa e terroristit (FOTO LAJM)

Ndonëse familja e personit përgjegjës për vrasjen e 50 njerëzve brenda klubitOrlando kanë thënë se ai nuk ishte besimtar, librat në shtëpinë e tij vërtetojnë të kundërtën.

Banesa e tij ishte e mbushur në çdo cep me fotografi familjare, të djalit të tij, të tre motrave të tij të cilat studiojnë për mjekësi dhe me libra fetarë.

Personi përgjegjës për vrasjen e 50 njerëzve brenda klubitOrlando, e ka planifikuar sulmin e tmerrshëm.

Ai ka jetuar në një apartament të vogël, që prej divorcit nga ish-bashkëshortja e cila e ka akuzuar për ushtrim dhune. "Daily Mail" ka arritur të sigurojë fotografi brenda apartamentit të tij, i cili ishte i mbushur me fotografidjalit të tij 3-vjeçar.

Ish-bashkëshortja e tij ka treguar se Mateen e ka vizituar disa herë më përpara klubin e LGBT-së Pulse dhe gjithashtu përdorte një aplikacion për të njohur homoseksualë.

Të mbijetuarit e masakrës kanë treguar se Omar gjatë gjithë kohës që qëllonte njerëzit, qeshte dhe argëtohej. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2016, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori