Masakër në Florida, 51-vjeçari vret vajzën dhe 6 nipërit (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Një 51-vjeçar në Florida ka vrarë me armë zjarri vajzën e tij dhe 6 fëmijë, që janë nipërit e tij dhe pastaj ka vrarë veten. Më i vogli nga fëmijët e vrarë, ishte 3 muajsh.

Agjentët e qytezës së Bell, kishin marrë telefonata të shumta për të ndërhyrë në banesën e Don Spirit, një person me precedent penal, por ishte vetë ai që i telefonoi policisë nga ana tjetër dhe pak pas ardhjes së tyre qëlloi mbi veten. 51-vjeçari ishte i njohur për policinë për krime të ndryshme, mes të cilave edhe ato për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në vitin 2001 kishte vrarë djalin Kajli, 8 vjeç, duke i qëlluar në kokë, në atë që ishte gjykuar si një aksident gjuetie. Në vijimësi ishte dënuar me 3 vjet burg për mbajtje të paligjshme të armëve të zjarrit.

Shtuar më 19/09/2014, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori