Martohu me dikë që të sheh siç sheh partneri Jonida Vokshin, foto nga shoqja e moderatores (FOTO LAJM)

Prej kohësh është zbuluar lidhja e Jonida Vokshit me aktorin Besnik Krapi dhe së shpejti pritet të ketë një dasmë. Së fundmi dy të dashuruarit po përfliten shumë, sidomos për lidhjen e tyre, por edhe për projektet e përbashkëta. I fundit ishte ‘Prifest’ që kishte si moderatore Jonidën dhe drejtues Besnikun.

Por sot vëmendjen e ka marrë një foto e të dyve, e cila është publikuar nga mikesha e aktores, Olta Daku. “Martohu me dikë që të sheh kështu”, shkruan ajo në foton ku Besniku shfaqet krah Jonidës dhe dukshëm bie në sy admirimi me të cilin ai e shikon. Sigurisht kjo foto është postuar edhe nga moderatorja e njohur e cila ka reaguar me disa ‘emoji’.

Ndonjëherë një foto flet më shumë se një mijë fjalë dhe rasti konkret është edhe ky i Jonidës me Besnikun, dy të dashuruarit që i kanë bërë të gjithë për vete.
Shtuar më 22/07/2019, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori