Aksidenti i mori jetën babait, nënës dhe vajzës, vjen reagimi i komunitetit vendas pas tragjedisë në familjen shqiptare

Pasi një familje shqiptare humbi jetën në Greqi, ku fatkeqësisht i mbijetuar ishte vetëm djali 17 vjeçar që shpëtoi.

Pas këtij aksidenti tragjik ka reaguar komuniteti lokal atj, sipas të cilit kjo rrugë i ka marrë jetën shumë personave.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi në aksin Xyniada-Koromilia, ku humbën jetën tre persona. Në makinën e tyre tip “Toyota” udhëtonin babai, nëna, vajza e tyre 22 vjeçe dhe djali 17 vjeçar. Mediat greke raportojnë se vetëm ky i fundit mundi të dalë gjallë nga grumbulli i hekurave që u katandis makina pas përplasjes së fortë me tankerin e gazit që po u vinte përballë. Të tre të tjerët ndërruan jetë në vend.

Ky aks, sidomos në vendin pranë zonës që quajtur Domokos njihet si zonë problematike nga banorët, të cilët janë bërë dëshmitarë të aksidenteve të ngjashme edhe më herët.

Përfaqësuesi i komunitetit të Koromilas, Dimitris Giataganas u shpreh se zona ku ndodhi aksidenti është kthyer në një aks tepër të rrezikshëm kohët e fundit për shkak të degradimit të rrugës./albeu.com/


Shtuar 15.11.2021 15:55