Martohet gazetarja e njohur, ja mesazhi i veçantë para ceremonisë (FOTO LAJM)

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Fiori Dardha ka zgjedhur 5 vjetorin e lindjes së djalit të saj për të zyrtarizuar në martesë lidhjen e gjatë të dashurisë.

Ditën e djeshme, në 5 vjetorin e të birit, Abelit, ajo ka shkruar " Kryevepra e jetes sime sot ben 5 vjec!

Nuk do i harroj kurre emocionet, lumturine, friken e krenarine qe provova kur te pashe dhe kur te mora per here te pare ne krahe!

Te gjitha gjuhet e botes jane te varfra per te pershkruar ate qe ndjej per ty!

Je bekim Abel!"

Prezantuesja e emisionit investigativ "Boom" ka realizuar dje setin fotografik dhe ka zgjedhur që ti publikojë në rrjetet sociale fotot e dasmës.

" Falënderoj gjithë kolegët e medias së shkruar e asaj elektronike për vemendjen dhe dashamirësinë e treguar.
Ju kërkoj ndjesë që ua kam vonuar përgjigjet e intervistave, por kjo është një periudhë ca e ngarkuar.

Unë kam marrëdhënie shumë të mirë, me thuajse të gjithë ju, ndaj, për të mos i krijuar vetes stres e për të kursyer ndonjë hatërmbetje, kam vendosur që fotografitë e ditës sime të shënuar t’i vendos në rrjetet e mia sociale e më pas mund t’i shpërndajë kush dëshiron.

Ju jam mirënjohëse për intervistat, faqet e revistave e kopertinat që u treguat të gatshëm të m’i dedikoni. Dua ta shijoj kështu këtë moment, pa dalë në kopertina. Faleminderit të gjithëve që në një mënyrë apo një tjetër jeni bërë pjesë e gëzimit tim,"-shkruan moderatorja. /Albeu.com/
Shtuar më 10/03/2017, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori