Martohet aktorja e njohur e telenovelave spanjolle (FOTO LAJM)
Janë martuar këtë fundjavë në Miami dhe të gjitha fotot e videot para dhe gjatë festës të krjojnë përshtypjen e një filmi ku gjithçka shkon mirë. Pasi kishin shpallur fejesën dhjetorin e kaluar, aktorja Ximena Duque e njohur për rolin e Camila-s, motrës së Analias në telefilmin “Fytyra e Analias” dhe sipërmarrësi Jay Adkins kanë vënë kurorë në kishë dhe më pas së bashku me miq e të afërm kanë festuar ngjarjen e rëndësishme.

Janë martuar në Miami, ku Ximena e lindur në Kolumbi është zhvendosur që në moshën 12 vjeçare. Jay është partneri i tretë i aktores dhe modeles me sy të bukur, pas një historie me babain e djalit të saj tani 13 vjeç dhe marrëdhënies me këngëtarin dhe aktorin nga Porto Riko, Carlos Ponce.

Aktorja ka ndarë foto nga shpallja e datës së martesës, përgatitjet e dasmës, provat me të atin, çaste me shoqërueset të veshura me një rozë bebesh dhe me peonia rozë dhe të bardha në duar, darka një natë para dasmës. /albeu.com/

Shtuar më 06/06/2017, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori