Martohen Fero? Çfarë pohon e dashura e tij (FOTO LAJM)

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli kohët e fundit kanë qënë në faqet e para të mediave rozë për shkak të lidhjes së tyre.

Por mesa duket gjërat kanë avancuar shumë dhe vetëm disa javë pas bërjes publike të lidhjes së tyre një dasëm është në horizont.

Arbenita ka publikuar në Instastoryn e saj një video ku shfaqet me fustan të bardhë nusërie, teksa hedh pas saj buqetën me lule.

"Nuse e ardhshme", shkruan modelja krahas postimit, duke i lënë të gjithë kuriozë për detaje të tjera rreth planeve të çiftit. /albeu.com/



Shtuar më 23/01/2019, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori