Martirët e katolicizmit ekspozohen te "Dëshmorët e Kombit" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Bulevardi qëndror i Tiranës,"Dëshmorët e Kombit", është zgjuar ndryshe nga ditët e tjera mëngjesin e sotshëm për shkak të ekspozitës së hapur të priftërinjve katolikë, të cilët janë vrarë gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Portretet e martirëve të katolicizmit janë varur mbi bulevardin kryesor nëpër të cilën do të kalojë makina e Papa Franceskut.

Ekspozita "ajrore" e priftërinjve të vrarë është pjesë e aktiviteteve të organizuara me rastin e vizitës së Atit të Shenjtë këtë të dielë në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori