A keni frikë për ndonjë firmë që mund t’iu çojë në burg? Meta: Mos more

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat pasi dëshmoi në SPAK për gati 3 orë.

Ai tha se ftesa nga SPAK ishte për një ështje të filluar në 2019 dhe shprehu gatishmërinë për t’u paraqitur sa herë kërkohet ndihma e tij.

I pyetur nga gazetarët nëse ka frikë për ndonjë firmë që mund ta ccojë në burg, Meta tha: Mos mo hajde mo”.

“S’kam asnjë shqetësim sa herë të më thërrasin unë do të vijë këtu. Po presim për gjëra më të rëndësishme nga SPAK. Është falsifikuar firma e kryetarit të Kuvendit, nga administrate e zonjës Nikolla, në procesin ndaj ish-presidentit në Gjykatën Kushtetuese. Unë thashë se isha thirrur për këtë çështje. Unë kujtova se ishte një nga dhjetëra çështjet që unë kam denoncuar kundër korrupsionit”, tha Meta.


Shtuar 22.02.2023 14:25