Marrëzia kalon kufijtë, divorcohet gruaja që u martua me një pirat fantazmë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ndarjet sigurisht nuk janë të mira – qoftë nëse dashuroni një person të thjeshtë apo të rëndësishëm, ose si në këtë rast, një pirat.

Ky është rasti i 46-vjeçares Amanda Sparrow Large, e cila kishte thënë se është martuar me burrin e saj fantazmë – që i bie të jetë një pirat që ka vdekur 300 vjet më parë.

Gruaja e Jack Sparrow pushtoi titujt e mediave më herët këtë vit, kur u martua me fantazmën e një pirati nga Haiti, i cili vdiq në shekullin e 18-të.

Edhe pse kurrë nuk e pa atë – sepse ai është fantazmë, sigurisht – ajo e di se ai quhet Jack dhe se ai ishte i duhuri për të. Ata ishin martuar në det të hapur, bashkë me një prift që i kishte kurorëzuar ata.

Pavarësisht se ajo mendonte se dashuria e tyre do të kishte fund të lumtur, tani, gruaja nga Irlanda, thotë se është ndarë me burrin e saj fantazmë – duke i paralajmëruar njerëzit që të tregohen të kujdesshëm kur dashurohen në shpirtra.

Siç raporton The Mirror, ajo ka thënë: “Mendoj se është koha që të gjithë ta dinë se martesa ime ka marrë fund. Do t’i shpjegoj të gjitha por për momentin vetëm dua të them që të tregoheni shumë të KUJDESSHËM kur dashuroheni në shpirtra, pasi nuk është diçka me të cilën do të doni të ngatërroheni”.


Shtuar më 09/12/2018, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori