Mbi 30 organizata në mbështetje të aktivitetit me rastin e festës së flamurit në Nju Jork (FOTO LAJM)

Mark Gjonaj, përfaqësuesi i Asambesë së shtetit të New York-ut, i pari në historinë e emigracionit shqiptar, bëri bashkë më shumë se 1000 shqiptarë të Amerikës, me rastin e 103 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar.

Kongresmenë, senator, diplomatë, përfaqësues të komunitetit fetar, biznesmenë, gazetarë, artistë, shkrimtarë, etj, ishin pjesë e kremtimit mbrëmjen e 28 nentorit në “Pier 81”, me tragetin “Duchess World Yacht”.

Kjo festë zgjati për rreth 5 orë, shoqëruar me fjalime, nën tingujt muzikor, këngë e valle. Një atmosferë magjike, të gjithë të veshur me motive kuq e zi.

Prezantimi i dy himneve, shqiptar dhe atij amerikan, i dhanë më shumë emocion kësaj darke solemne. Pjesë e këtij eventi madhështor ishin dhe përfaqësues të trupit diplomatik si znj. Floreta Faber, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës z. Fatmir Zajmi, z. Ylber Kryeziu. Gjithashtu nuk munguan as kongresmen amerikanë si z. Eliot Engel, senatori i New York-ut, Jeffrey Klein, nga komuniteti fetar nderoi imam Edin Gjoni, aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, fotografi i njohur Fadil Berisha, e shumë veprimtarë të tjerë të njohur të komunitetit.

Në fund u bë dhe dorëzimi i çekut 2 milion dollare për ndertimin e Qëndrës Kulturore Shqiptare. Mark Gjonaj eshte mbeshtetja me e madhe e shqiptarëve, ne çdo aktivitet dhe event qe ai realizon kryefjala mbetet Shqiperia e Madhe. Pas përfundimit të programit, “Albanian Roots, Shoqata Rrënjet Shqiptare me president z.Marko Kepi organizoi një After Party, ku mijëra të rinj festuan dhe u argëtuan gjithë natës nën shoqërinë e tingujve të muzikës shqiptare. /albeu.com/





Shtuar më 02/12/2015, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori