Tragjedi në Greqi, kampioni i garave me motorr humb jetën në një aksident tragjik

Bota e motorëve është tronditur nga vdekja tragjike e kampionit grek 19-vjeçar në kategorinë Crosscar, Konstantinos Takidellis, i cili mbrëmjen e së martës, kur në rrethana të paqarta, mjeti që drejtonte u rrëzua nga ura në rrugët Kymi dhe Kapodistriou dhe përfundoi në rrugë.

Sipas protothema.gr, aksidenti me fatalitet ka ndodhur në orët e vona të së martës, rreth orës 10:20, sipas një dëshmitari okular në Nea Joni, ku 19-vjeçari u gjend i vdekur nga forcat zjarrfikëse dhe një tjetër i plagosur rëndë, i cili ishte shoku i 19-vjeçarit Konstantinos. Modeli i motqë drejtonte ishte gjenerata e mëparshme Ford Focus ST me motorin 2.5 litra me pesë cilindra. Mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së tepërt dhe humbjes së kontrollit të makinës.

 

Familja e tij, e cila prej dekadash është përfshirë në industrinë e makinave është e shkatërruar nga humbja e papritur e djalit të tyre, ndërsa Klubi i Garave të Sporteve Motorike shprehu ngushëllimet për humbjen në një status në rrjetet sociale

Alexandros Rustemis, mik i familjes, por edhe babai i pilotit Panagiotis Rustemis, i cili së bashku me Kostas Takidellis kishin ndarë disa herë vendet e para në gara, 19-vjeçari përveçse një pilot motorri me të ardhme, ishte gjithashtu një fëmijë i rrallë.

“Po flasim për kampionin e Greqisë. Një fëmijë nga një familje jashtëzakonisht e mirë, me parime dhe dashuri për sportin. Unë jam vetëm i pikëlluar për vdekjen e tij. Djalë i madh, vetëm ai e di si ndodhi dhe pse ndodhi e gjitha. Të gjithë kemi dhimbje dhe do të kemi dhimbje për humbjen e tij”, tha ai.

Sipas Alexandros Rustemis, 19-vjeçari kishte shumë më tepër për të ofruar në pistat e sporteve motorike./albeu.com