Mariza Ikonomi fjalë prekëse për humbjen e Françesk Radit (FOTO LAJM)

Këngëtarja Mariza Ikonomi ka shprehur dhimbjen për humbjen e kantautorit Françesk Radi i cili u nda nga jeta një ditë më parë pasi pësoi hemoragji cerebrale.

Mariza e cila vite më parë ka pasur fatin të
bashkëpunojë me artistin e njohur, shkruan në një status në Instagram se Radi ishte një artist i madh me personalitet të hekurt e zemër të pastër.

"Eh profesor i dashur
Nuk e harroj kurre momentin kur erdhe ne pallat te pionierit dhe
kerkoje nje vajze te vockel per te kenduar kengen “Telefonate
Zemrash”.

Nuk e harroj kurre momentin kur me zgjodhe mua. Vertet me zgjodhe mua por edhe un te zgjodha ty , qe kur pashe tek ty nje Artist te Madh me nje profesionalitet te hekurt dhe nje zemer te paster e te kulluar si ajo e nje femije ashtu sic isha edhe un.

Mezi prisja oret e provave qe te kendoja kengen. Ajo kenge vertet ishte dhe mbeti nje thirrje e bukur zemre dhe sot rreh edhe me fort ne zemren time dhe vazhdon kendon…

A mund t’ja shuajme diellit ate zjarr, a mund t’a shterim nje oqean, Ashtu nuk treten edhe ndjenjat e mia per ty , le te jemi sado larg Profesor, mik i dashur…"-shkruan këngëtarja. /Albeu.com/

Shtuar më 04/04/2017, ora 09:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori