Sherr me leva në Përmet, plagoset rëndë 63-vjeçari

Një 63-vjeçar i identifikuar si Kosta Xhallo, ka mbetur i plagosur rëndë pas një sherri me leva.

Ai është konfliktuar me një person tjetër, për motive ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në Përmet, 100 metra larg Komisariatit të Policisë.

Si pasojë e plagëve të rënda 63-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Pritet që Xhallo të transportohet me helikopter drejt kryeqytetit, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

Në sherr janë përfshirë dhe persona të tjerë të cilët pritet të mbërrijnë në spitalin e Gjirokastrës./albeu.com/


Shtuar 28.10.2022 15:10