Marini i "Portokalli"-së feston 5 vjetorin e djalit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Aktori i mirënjohur i spektaklit të humorit "Portokalli", Marin Orhanasi, ka ndarë me të gjithë miqtë dhe ndjekësit në Facebook gëzimin për 5 vjetorin e djalit.

"Im bir sot mbushi 5 vjeç. Zoti i dhëntë dashuri, begati dhe e bëftë të drejtë.

Më tha dy gjëra: "O babi, pse për 3 orë u bëra 5 vjeç unë?!" Dhe e dyta: " O babi, pse bën mami më shumë foto se unë, e ka edhe ajo ditëlindjen apo ngaqë është më e madhe se unë?!...

I thashë: Babi, ti mbushe 5, kurse mami 6. Ndërsa mua tani më dolën dhëmbët. Aha ,- m'tha,- ne qenkemi të tre kalamaj", përfundon postimi i aktorit. /albeu.com/

Shtuar më 25/08/2014, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori