Makina të shkatërruara dhe një i shtrirë në tokë, dalin pamjet nga aksidenti i Zelenskyt (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky iu përfshi në një aksident ndërsa po kthehej në Kiev, pas vizitës në qytetin e sapoçliruar të Izium në rajonin e Kharkivit.

Mjeti me të cilin po udhëtonte dhe eskorta që e shoqëronte u përplas nga një makinë tjetër. Fatmirësisht, nuk pati të vdekur nga aksidenti, dhe Zelensky nuk u lëndua rëndë.

Siç shihet nga pamjet, aksidenti nuk ka qenë edhe aq i lehtë, pasi duken mjetet e shkatërruara dhe njerëz të shtrirë në tokë.

Një hetim është nisur pas ngjarjes, i cili vjen mes raporteve që pretendojnë se limuzina e Vladimir Putin ishte “sulmuar në një tentativë për vrasje”.

Më herët të mërkurën, Zelensky bëri homazhe për trupat e tij në Izium pasi ata rimorën triumfalisht qytetin nga Rusia.

Presidenti ukrainas këndoi himnin kombëtar dhe u fotografua duke ngritur flamurin e vendit të tij gjatë një ceremonie në sheshin kryesor.