Marina shtatzënë? Plasin urimet në rrjet pas fotos dyshuese (FOTO LAJM)

Marina dhe Getoari kanë zgjedhur ta nisin verën me disa ditë pushimi në qytetin- simbol të motit të vranët: Londra.

Çifti po qëndron në një suitë të stilit klasik të arredimit, ose më mirë të themi i stilit mbretëror, duke qenë se janë pranë pallatit të Kensingtonit.

Pushimet luksoze çifti i celebroi në Instagram duke publikuar një foto në limuzinë, ku duket Marina e cila është shtrirë në prehrin e Getoarit, teksa qeshin të dy me të madhe.

Fotoja u publikua nga Marina, bashkë me dy zemra në përshkrim.

Por, ajo çfarë nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit ishte se si Getoari ashtu edhe Marina i mbajnë duart tek barku i saj.

Kjo ka shtyrë shumë njerëz të aludojnë në komente se kjo është një mënyrë për të paralajmëruar beben e parë për çiftin.

Që atëherë, kanë parapëlqyer të tregohen mjaft të rezervuar për jetën e tyre personale, ndonëse herë pas here publikojnë imazhe bashkë.
Shtuar më 18/06/2019, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori