Berisha deklaroi 4200 vota demokratësh, Gazmend Bardhi: Luan bllofin, nuk ka Kuvend!

4200 firma nga delegatët demokratë janë mbledhur sipas Sali Berishës, i cili deklaroi se tashmë nuk pretendon vetëm PD por edhe postin si kryeministër i Shqipërisë.

Deklaratave të forta të Berishës rreth foltores, mbështetjes dhe firmave i është përgjigjur Gazmend Bardhi, i cili me tone të ashpra deklaroi për mediat se ish-kryeministri ka lujtur bllofin me demokratët dhe nuk ka arritur të mbledhë firmat që ai pretendon se i ka mbledhur.

Gazmend Bardhi: Ajo që ndodhi sot nuk ka lidhje me statutin dhe as me funksionimin demokratik të PD-së. Sali Berisha ka luajtur një bllof të madh me demokratët, nuk ka arritur të mbledhë 1 të katërtën. Nëse do t’i kishte mbledhur, ai e di mjaft mirë procedurën dhe se ku dorëzohen për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së.

PD është një institucion, funksionon mbi bazën e statutit, ka rregulla të qarta, është fyerje e rëndë për çdo demorkat të pretendohet se anëtarët mbahen secret. Nuk ka fyerje më të madhe së të thuash që të dhënat janë secret.

Apeli im është i qartë. Cilido që kërkon funksionimin demokratik ,duhet të ndjekë procedurën sipas statutit të PD-së. Sali Berisha për shkak të funksioneve që ka pasur ndër vite, prandaj nëse do t’i kishte firmat.

E keni dëgjuar besoj? Para një muaji thanë 80%, pas 90 e më pas 110, para një javë thanë 70%, ndërsa sot dolën dhe thanë që kanë 60%. Nuk është arritur mbledhja e 1 të katërtës. Nuk ka Kuvend. /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.11.2021 21:26