Basha uruon Pashkët me lepurushët e vajzave të tij: Zoti ju bekoftë ju dhe të dashurit tuaj (FOTO LAJM)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është drejtuar me një mesazh besimtarëve ortodoksë me rastin e Pashkës.

Basha thotë se urimet dhe lutjet janë për të gjithë “anëtarët e familjes tonë të madhe që përballen me virusin dhe pasojat e tij”.

Urimi i kryetarit Basha me rastin e Pashkëve:

Me urimin tradicional “Krishti u ngjall” dhe këtë foto të lepurushëve të Pashkëve përgatitur nga vajzat e mia, ju urojmë familiarisht të gjithë besimtarëve ortodoksë, nga mot Gëzuar!

Sot, urimet dhe lutjet tona të para, janë për të gjithë anëtarët e familjes tonë të madhe që përballen me virusin dhe pasojat e tij, për mjekët dhe infermierët tanë kurajozë e të palodhshëm, për të gjithë ata që shërbejnë me sakrifica të mëdha për të na mbrojtur dhe ndihmuar, për të gjithë shqiptarët në nevojë dhe shtrëngesë, për shërbëtorët e Zotit që me lutjet e tyre sjellin paqe e shpresë në shpirtin e çdokujt.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e të dashurit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë!


Shtuar 19.04.2020 07:46