Maqedonasit protestë para MPB-së: Askush nuk guxon të prekë kryqin (FOTO LAJM)

Një numër i madh protestuesish maqedonas protestojnë sot para godinës së Ministrisë se Punëve të Brendshme, ku kërkohet që ministri Oliver Spasovski, të sigurojë vendin ku do të ndërtohet Kryqi gjigant prej 59 metrave në Butel të Shkupit.

Në krye të protestave është prefekti Petre Llatinovski, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Butelit, Bobi Bojçevski.

Protestuesit mbajnë pankarta "Kryqi do të vendoset dhe askush nuk guxon ta prekë", "E duam Kryqin" etj.

Protestuesit kanë paralajmëruar protesta më radikale deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2016, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori