Malala Yousafzai, 16-vjeçarja pakistaneze që më 9 tetor 2012 i mbijetoi një tentative vrasjeje nga talebanët, është takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Barack
Obama, bashkëshorten e tij Michelle dhe një nga vajzat.
Gjatë takimit
Obama ka firmosur edhe një dokument me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave.
“Në çdo kontinent ka
vajza që do të ndryshojnë botën në ato mënyra që ne mund vetëm t’i imagjinojmë vetëm nëse u lejojmë atyre lirinë e ëndrrës” thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2013,
ora 17:24