Makinat e James Bond në shitje për 24 mln euro (FOTO-LAJM)

24 milionë euro. Ky është çmimi që kërkon manjati i industrisë imobiliare Michael Dezer për koleksionin e tij të 59 makinave që janë shfaqur në filmat e James Bond. E detyrueshme që personi i interesuar për to t’i blejë në bllok të gjitha makinat.

Dezer ka nisur t’i koleksionojë këto makina vetëm në vitin 2011, me blerjen e 12 të parave.Për momentin, 59 makinat janë të ekspozuara në Majemi dhe do të transferohen sapo dikush t’i blejë ato. Mes këtyre makinave janë Aston Martin DB5, Lotus Esprit Turbo apo Alfa Romeo 159. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2014, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori