Alarm për bombë në Fier, rrethohet zona

Sot, rreth orës 14:00 në Fier, në ambinetet e jashtme të një një lokali Bar-Kafe është konstatuar një çantë krahu, e dyshimtë. Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen verifikimet e nevojshme.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Në orën 14:00, në Polici ka ardhur një telefonatë se në lagjen “15 Tetori”, Fier, në ambientet e jashtme të një lokali Bar-Kafe është konstatuar një çantë krahu.

Policia po kryen procedurën standarte për të bëre verifikimin e rastit.

 


Shtuar 6.04.2022 15:07