E surprizoi në emision, Alketa Vejsiu publikon si asnjëherë foto me djalin: Boss-i im (FOTO LAJM)

Moderatorja Alketa Vejsiu, e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut jetën e saj private dhe familjare. Ajo nuk i ka publikuar asnjëherë me fytyrë fëmijët e saj, pavarësisht se është e martuar prej 17 vitesh.

Alketa ka dy fëmijë, vajzën Nicole dhe djalin Lionel. Deri më tani fansat e Alketës nuk i kishin parë. Derisa Nicole vendosi të hapë profilin e saj në Instagram dhe mori gjithë vëmendjen e mundshme.
Por ditën e djeshme, Alketa na ka prezantuar edhe me djalin, por sërish ka vendosur ta mbaj të fshehtë portretin etij, derisa ai të vendos ta zbulojë vetë.

“Djali im erdhi të më vizitojë. Kampioni im, shoku im më i mirë, burri më i mirë në jetën time, bosi im, inspirimi im, paqja ime, lumturia ime, ana ime më e mirë. Ai që nuk më zhgënjen kurrë. Ai që kujdeset më shumë. Shpirti më i butë me një zemër luani. Të dua,”-shkruan Alketa krahas fotos./albeu.com/