Makina e parë vetëlëvizëse (FOTO LAJM)

Pëlqej
Google vazhdon të qëndrojë e para përsa i përket gjigandit të internetit, ajo njofton se ka përfunduar ndërtimin e parë prototip të makinës vetëlëvizëse, e cila do të jetë e aftë të udhëtojë nëpër rrugët e një qyteti pa një drejtues.

Prototipi i parë funksional siç mund të shikohet në foto nuk ka fenerë ndriçues real, ky është paraqitur që në muajin maj dhe nuk përmban komponentët e zakonshme që mund të priste një shofer për ta drejtuar si, pedalet e ndryshme të frenave dhe gazit, pasqyrat e shumë elementë të tjerë.

Ndërkohë që kompania gjatë muajve ka bërë të mundur që të testojë disa prototipe ku secila prej tyre kishte sistem të ndryshëm të vetë drejtimit. Këto sisteme kishin në përbërje elementë që nga modelet aktuale të makinave gjer tek sensorët dhe kompjuterët.

Kompania tha se drejtuesit tanë do të vazhdojnë të mbikëqyrin
makinën duke përdorur kontrollerët manual përkohësisht ndërsa ne do të vazhdojmë të testojmë dhe mësojmë më shumë rreth saj.
Ekipi që ka krijuar dhe përsosur këtë makinë tha se kjo “është dhurata më e bukur që kemi krijuar për festat e funditvitit”./albeu.com/
Shtuar më 24/12/2014, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori