Majmuni adopton një këlysh qeni (FOTO LAJM)

Në indi një majmun ka adoptuar një këlysh qeni. Nëna adoptuese, e llojit Macaco Rhesus, e mbron të voglin nga sulmet dhe kurthet e qenve endacakë.

Sjellja e majmunit femër ka lënë të habitur banorët e zonët të cilët kanë vendosur që të japin ushqim për atë dhe këlyshin e qenit, që janë bërë partnerë të pandarë.

Në këtë pikë, majmuni ka rezervuar një tjetër surprize për spektatorët kureshtarë: bujarisht linte qenin që të hante në fillim. Ajo i jepte prioritet këlyshit, pavarësisht kërkesave të saj personale, pikërisht siç do të bënte një nënë e mirë. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2016, ora 13:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori