Majlinda publikon faktet, si do reagojë Majk (FOTO LAJM)

Marrëdhënia mes Majkut dhe ish-partneres së tij, Majlindës ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave pasi dyshen tashmë i lidh djali i tyre, Roani. Në fillim ata patën debate dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit u komentuan shumë. Majk akuzonte Majlindën se nuk e linte ta takonte djalin ndërsa ajo e akuzonte se nuk kujdesej për të.

Shpeshherë është vënë në dukje se vogëlushi i ngjan shumë të atit, Majk dhe fansat madje bënin kolazhe me fotot e tyre.

Mirëpo Majlinda e ka publikuar me fakte që Roani i ngjan shumë asaj. Ajo ka postuar një foto nga fëmijëria bashkëngjitur me një foto të Roanit dhe ngjashmëria është shumë e madhe.



Shtuar më 13/09/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori