Tentoi të kalonte nga Shqipëria për në Greqi, arrestohet në Kakavijë francezi i shumëkërkuar

Një shtetas francez i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime të rënda ka rënë në prangat e policië greke.

Francezi tentoi të kalojë në Greqi nëpërmjet Shqipërisë, por plani i tij dështoi pasi u pikas nga departamenti i kontrollit të pasaportave.

Gjatë verifikimit të dhënave të francezit, u konstatua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti europian nga autoritetet franceze për pastrim parash, grabitje me armë, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe vjedhje, me një dënim në total prej 15 vitesh burg, raporton protothema.gr.

Mediet greke njoftojnë se i shumëkërkuari francez u arrestua dhe u dërgua në prokurorinë e Gjykatës së Apelit të Epirit, e cila do të nisë proceduarat për ekstradimin e tij drejt Francës.